

DEL LISTA/ Kush janë mbi 1.700 familjet që kanë fituar kredi të butë në Tiranë
1.737 familje në Tiranë janë shpallur fitues në fazën e përzgjedhjes për programin e subvencionimit të interesave të kredive, që u mundëson të blejnë një apartament në kryeqytet me kushte më të favorshme financiare. Lista e përfituesve është miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Pas miratimit, qytetarët e përzgjedhur do të duhet të vijojnë procedurat pranë bankave të nivelit të dytë që kanë marrëveshje me Bashkinë. Programi social synon të mbështesë familjet


Kontratat për 2027 janë mbyllur, Unioni Turistik kundër taksave të reja
Unioni Turistik Shqiptar ka dalë kundër ndryshimeve të propozuara në Paketën Fiskale 2027, duke kërkuar rishikimin e masave që parashikojnë rritjen e TVSH-së për shërbimet turistike nga 6% në 10% dhe të tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%. Sipas organizatës, këto ndryshime do të shtojnë barrën mbi bizneset, do të frenojnë investimet dhe do ta vendosin Shqipërinë në pozita më pak konkurruese përballë destinacioneve të tjera të rajonit. Në një deklaratë, Unioni paralajmëron se























